Vetëm 8% e bullgarëve e vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, 53% negativisht dhe 39% nuk kanë mendim. Sa i përket qeverisë, miratimi për të është 20%, mosmiratimi - 37%, dhe 43% nuk kanë mendim. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të “Alpha Research”, të kryer në periudhën 20-26 qershor 2023, me 1000 shtetas të rritur bullgarë, duke përdorur metodën e intervistës direkte të standardizuar me tableta.
Sipas hulumtimit, besimi tek kryeministri Nikollaj Denkov është 26%, mosbesimi 30% dhe 44% e të pyeturve janë neutralë. Pavarësisht mbështetjes së dobët për parlamentin dhe qeverinë, 48% janë të mendimit se formimi i një kabineti mes dy forcave kryesore politike nuk është ideal, por është alternativa më e mirë për vendin.Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..