Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët bëjnë thirrje që Bullgaria të mbështesë Ukrainën për anëtarësimin në NATO

Foto: mil.in.ua

Përfaqësues të disa formacioneve politike paraqitën në parlament një projekt-deklaratë që mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Në mesin e nënshkruesve të dokumentit janë liderët e GERB-it Bojko Borisov, i “Bullgarisë Demokratike” Atanas Atanasov dhe Hristo Ivanov dhe i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë, kryetari i grupit “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov. “Po e vazhdojmë ndryshimin” deklaroi gjithashtu mbështetje për tekstin e propozuar. Në deklaratë theksohet se pritet nga qeveria, përfshirë në samitin e ardhshëm të NATO-së në Vilnius, të mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë pasi të rivendoset paqja në territorin e saj. Aleatëve u kërkohet të shfrytëzojnë forumin për të përshkruar parametra të qartë për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Kërcënimet asimetrike ushtarake duhet të zgjidhen me përpjekjet e përbashkëta të NATO-së dhe BE-së

Ndezja e konflikteve të reja ushtarake në botë dhe lufta e rraskapitjes e Rusisë kundër Ukrainës po e përballojnë industrinë dhe shkencën e mbrojtjes me sfida të reja të panjohura, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e Ekspozitës..

botuar më 24-06-05 3.11.MD
Atanas Zaprjanov

Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë ushtarakë në Ukrainë

Bullgaria nuk do të dërgojë personel ushtarak në territorin e Ukrainës, konfirmoi në qëndrimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe kujtoi se vetëm parlamenti mund të marrë vendim për pjesëmarrjen e trupave bullgare në operacionet jashtë vendit tonë...

botuar më 24-06-05 2.38.MD

Bullgaria përcaktoi prioritetet e saj në BE përpara ndërrimit të presidencës në qershor

Zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov u takua me krerët e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së në Bullgari, njoftoi ministria. Takimi u organizua me iniciativën e Frederik Mjoris, ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, vendi i..

botuar më 24-06-05 11.09.PD