“Demokracia e Re” e qendrës së djathtë fitoi zgjedhjet në Greqi
Partia e qendrës së djathtë “Demokracia e Re” fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi më 25 qershor. Ajo fitoi 40.56% dhe 158 vende në parlamentin prej 300 vendesh, të mjaftueshme për një qeveri të pavarur. Kreu i partisë Kyriakos Mitsotakis u betua si kryeministër për të qeverisur vendin për një mandat të dytë radhazi për 4 vitet e ardhshme.
8 parti hyjnë në parlamentin e ri grek. Humbësi i madh është SIRIZA e majtë me 17.48% dhe 47 mandate, për shkak të së cilës kryetari i saj Alexis Tsipras dha dorëheqjen. Një shqetësim shkaktoi hyrja në parlament e 13 deputetëve të partisë së re neonaziste “Spartanët”, e cila ka lidhje me ish-drejtuesit e partisë së ndaluar “Agimi i Artë”. Për “Spartanët” votuan kryesisht të rinjtë nën 30 vjeç. Një tjetër parti nacionaliste - "Vendimi Grek" fitoi 12 mandate. Partia e majtë euroskeptike “Kursi i Lirisë” ka hyrë në parlament me më pak deputetë.
Në zgjedhjet e mëparshme të parakohshme parlamentare të 21 majit të këtij viti përsëri fitoi Demokracia e Re, por nuk arriti të fitonte vende të mjaftueshme për qeverisje të pavarur. Zgjedhjet e qershorit u mbajtën sipas rregullave të reja, sipas të cilave partia fituese merr mandate shtesë.
Edi Rama bëri thirrje për ulje të tensioneve në Kosovën e Veriut
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje edhe një herë për qetësimin sa më të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Sipas tij, nëse tensioni rritet, ekziston rreziku real i krijimit të një "Donbasi të vogël" në mes të Evropës, njoftoi BTA. Rama e tha këtë në Bruksel në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë dhe presidentët e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Rama shprehu shpresën se de-përshkallëzimi do të arrihet me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Nuk mund të shikojmë të copëtohet rajoni ynë që ka arritur kaq shumë”, tha Rama. Tensionet u përshkallëzuan pasi kryebashkiakët shqiptarë etnikë morën detyrën në katër rrethe me shumicë serbe pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat serbët refuzuan të merrnin pjesë. Në një video fjalim të 29 qershorit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat nëse së paku 20 për qind e atyre që kanë të drejtë të votojnë në komuna mbështesin një peticion për votim.
Banka Botërore i jep Turqisë 1 miliard dollarë për të rindërtuar pas tërmetit
Banka Botërore ka miratuar një financim në vlerë prej një miliardë dollarësh për Turqinë për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmetet e forta të shkurtit të këtij viti, të cilët morën jetën e më shumë se 50 mijë njerëzve, njoftoi televizioni turk NTV. Fondet duhet të mbështesin restaurimin e shërbimeve shëndetësore, infrastrukturës komunale të dëmtuar dhe të shkatërruar, ndërtimin e banesave në zonat rurale, tha Banka Botërore. Ajo saktësoi se kjo është paketa më e madhe e vetme financiare që Banka Botërore i ka ofruar ndonjëherë Turqisë. Në mesazhin e tij për Kurban Bajramin, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kujtoi premtimin e tij se qeveria do të ndërtonte 650 mijë shtëpi dhe do t'ua dorëzonte 319 mijë prej tyre qytetarëve brenda një viti dhe tha se premtimi do të përmbushej.
Rumania ka kufizuar çmimin për disa produkte ushqimore
Për t'u përballur me rritjen e çmimeve të ushqimeve, Rumania po aplikon një kufi të çmimeve të produkteve bazë, në nivelin e përpunuesit - 20%, në nivelin e shpërndarësit - 5%, dhe jo më shumë se 20% në nivelin e shitësit përfundimtar. Masa prek bukën, qumështin, kosin, miellin e misrit, gjalpin, vezët, mishin dhe perimet. "Ulja e çmimeve duhet të ndodhë përgjatë gjithë zinxhirit, nga prodhuesi deri te shitësi përfundimtar," tha ministri rumun i financave Marcel Bolos, cituar nga Radio Rumania. Kjo masë pritet të sjellë ulje të ndjeshme të çmimit të produkteve. Pas tre muajsh do të bëhet një analizë për të parë efektin e masës.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, Facebook/Marcel Boloș
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..