Deputetët e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të pezullojë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin përfundimtar të ndryshimeve të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë. Kështu thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit e partive.
“Ne duam zgjedhje transparente dhe të ndershme të një Prokurori të ri të Përgjithshëm”, tha Denica Saçeva nga GERB. Deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, tha se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, pastaj një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor dhe më pas një Prokuror i ri i Përgjithshëm.
Ivan Geshev u lirua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm më 15 qershor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj filloi procedura për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe u emërua Borisllav Sarafov.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..