Velingrad feston 75-vjetorin e shpalljes qytet dhe 15-vjetorin që ka marrë zyrtarisht titullin e kryeqytetit SPA të Ballkanit. Përvjetorin e gjysmëshekullit e shënojnë edhe të ashtuquajturat “Festat e kulturës të Velingradit”, njofton Bashkia.
Festimet u hapën më 1 korrik, kur tradicionalisht festohet Dita e Velingradit. Sheshi qendror “Nikollaj Gjaurov” gjatë gjithë muajit do të jetë skenë e shfaqjeve të ndryshme të artistëve të njohur. Do të ketë gjithashtu një festival xhazi, një paradë-defile të orkestrave frymore, një mbrëmje të artit të operës, një program të pasur folklorik, kinema nën yje, mbrëmje letrare dhe teatrale, ekspozita, një shkollë verore për gdhendje në dru, qeramikë dhe thurje dhe nisma të tjera interesante.
Për herë të parë këtë vit, Velingradi do të jetë mikpritës i një faze të garës më të madhe ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de France”, më 29 dhe 30 korrik. Për dy nisjet masive për amatorë dhe profesionistë pranë Velingradit, janë planifikuar dy rrugë – një të gjatë (102 km) dhe një të shkurtër (57 km).
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..