Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anuluan certifikatat për koronavirus

Foto: arkiv

Certifikatat e shërimit dhe testi negativ për Covid-19 hiqen, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Me urdhër të ministrit nga 4 korriku, këto dokumente nuk janë më në fuqi. Mbetet e mundur lëshimi i certifikatave të vaksinimit. Certifikatat e vaksinimit janë të vetmet dokumente që do të lëshohen nëpërmjet faqes së internetit të Sistemit Kombëtar të Informacionit Shëndetësor – his.bg. Nëse ka nevojë të sigurohet një dokument për një test laboratorik ose sëmundje të Covid-19, institucionet mjekësore do të lëshojnë një dokument mjekësor me këtë informacion dhe ai do të jetë i vlefshëm për një rast specifik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD
Lideri i GERB Bojko Borisov dhe Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova

Partia në pushtet rifillon dialogun me sindikatat dhe punëdhënësit për buxhetin e vitit 2026

“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..

botuar më 25-11-27 3.03.MD

Ndërmarrjet shtetërore do të luftojnë korrupsionin me një nëpunës të integritetit

Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..

botuar më 25-11-27 2.18.MD