Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

45 për qind e parave për shëndetësinë shkojnë për subvencionimin e çmimeve të barnave

Dr. Ivan Maxharov
Foto: arkiv

Kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov, i shprehu BNR-së miratimin e tij për prioritetet e shpallura nga ministri i ri i shëndetësisë, Prof. Hristo Hinkov - për të ndalur zgjerimin e pakontrolluar të rrjetit shëndetësor të spitaleve dhe për të zvogëluar pagesat shtesë që bëjnë pacientët. Sipas Dr. Maxharov  Bullgaria ka përqindjen më të lartë të pagesës për barnat në BE krahasuar me paratë e ndara për kujdesin shëndetësor. Përqindja mesatare në BE është 15 për qind, ndërsa në Bullgari pagesa për barna është pothuajse 45 për qind e të gjitha shpenzimeve shëndetësore. Kjo disbilancë duhet të korrigjohet”, kërkoi Dr. Maxharov. Ai komentoi se nuk është e rëndësishme vetëm sa ndahet nga buxheti për shëndetësinë, por edhe se si shpërndahet ky resurs.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD