Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2023

Kod i verdhë për reshje në 4 zona jugperëndimore, në lindje moti do të jetë me diell

Foto: arkiv

Ditën e mërkurë do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore pas mesditës do të ketë vranësira, ku priten reshje të konsiderueshme, bubullima dhe breshër me ftohje. Temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 21°, në Sofje - 17°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27° deri në 36°, në kryeqytet - 27°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi në mëngjes do të mbajë mjegull, por gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-29°. Uji i detit është 24-26°, afër Kepit Shablla më i ulët - 16°.

Në zonat malore do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë stuhi të shkurtra dhe reshje shiu në masivet perëndimore. Temperatura në 1200 m do të jetë deri në 22°, në 2000 m deri në 15°.

Të enjten moti në Bullgarinë Perëndimore mbetet i paqëndrueshëm. Në lindje do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 36°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD