Grigor Dimitrov dhe Viktorija Tomova e nisën me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin e Hapur Britanik të Tenisit.
Tenisti më i mirë bullgar mundi kualifikuesin japonez Sho Shimabukuru me 6:1, 6:2, 6:1, duke regjistruar fitoren e tij të 80-të në turneun ndërkombëtar “Grand Slam”. Përfaqësuesja jonë më e mirë femër fitoi ndaj amerikanes së 27-të në skemë Bernarda Pera me 6:7, 6:3, 6:3 dhe për herë të tretë në karrierë kaloi startin e turneut “Wimbledon”.
Në raundin e dytë Grigor Dimitrov do të luajë kundër Ilja Ivashka nga Bjellorusia, ndërsa Viktorija Tomova do të përballet me pjesëmarrësen britanike Kejti Boulter e cila garon me wild card.
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..