Me 157 vota "pro" dhe "57" "kundër", parlamenti mbështeti një deklaratë në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO pas rivendosjes së paqes në territorin e saj. Deklarata u mbështet nga GERB-SDS, PP-DB, DPS dhe ITN, të cilët e parashtruan deklaratën. Kundër ishin “Vëzrazhdane” dhe “BSP për Bullgarinë”.
"Rruga më e drejtpërdrejtë dhe e dëshirueshme për rivendosjen e paqes në Ukrainë, në rajonin e Detit të Zi dhe në Evropë është tërheqja e plotë dhe e menjëhershme vullnetare e Federatës Ruse nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të të gjitha shteteve sovrane të prekura prej saj", thuhet në deklaratë. Ajo u bën thirrje aleatëve të përvijojnë parametra të qartë në rrugën drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO në Samitin e Vilniusit (11-12 korrik).
"Shtetet e mëdha anëtare të NATO-s shprehin rezerva për pranimin e Ukrainës në NATO, pasi kjo do të thoshte vënien në luftë të gjithë Aleancës kundër Rusisë, dhe kjo do të thotë një luftë globale. Tanët janë me nxitim, megjithëse ne jemi vetëm disa qindra kilometra larg dhe mund të gjendemi një shtet në vijën e parë të fronit”, komentoi liderja e BSP Kornelija Ninova, cituar nga BNT.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..