A e dini se "Këtu është Radio Sofja!" ishte në valë të shkurtra pesë vjet përpara se bota të dëgjonte për “Zërin e Amerikës” dhe një vit pasi të fillonin transmetimet jashtë shtetit të BBC-së? Kjo ndodhi në vitin 1936. Petër Uvaliev ishte një nga prezantuesit e parë të transmetimit të parë në gjuhë të huaj të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), në atë kohë - "Radio Sofja" - në italisht. Pas kësaj filluan programe prej gjysmë ore në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe bullgarisht për bashkatdhetarët tanë në mbarë botën.
Pasardhësi i transmetimeve të Radios Kombëtare Bullgare jashtë vendit - programi "Radio Bullgaria" - ruan kujtimin e asaj kohe kur transmetonte programe në 12 gjuhë 53 orë në ditë, dhe sipas një studimi të vetë BBC-së, Radio Bullgaria ishte në vendin e parë për sa i përket dëgjueshmërisë në Ballkan, na kujtojnë arkivat e “Trud” të datës 3 qershor 1996, të ruajtura në arkivin e BNR-së.
Përsëri nga atje mësojmë, dhe kolegët tanë me përvojë më të madhe në Radio Bullgarinë kujtojnë se presidentët, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm kanë dhënë me dëshirë intervista për programin e BNR për jashtë vendit, të cilat më pas janë përdorur nga programet që synonin audiencën bullgare - "Horizont" dhe “Hristo Botev”. Për shembull, François Mitterrand u shfaq për herë të parë në programin në gjuhën frënge të Radio Bullgarisë në vitin 1976, si drejtues i Partisë Socialiste dhe më vonë, në 1994, si president. Kancelarët federalë Helmut Kohl dhe Helmut Schmidt, Willy Brandt - si kryetar i Partisë Social Demokrate Gjermane kanë marrë pjesë në programet e Seksionit të Gjuhës Gjermane, ndërsa Franz Josef Strauss dha intervistën e tij të fundit një muaj para se të vdiste, veçanërisht për Radio Bullgarinë. James Baker, Lord Carrington dhe bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, janë ndër të intervistuarit më të famshëm për programet në anglisht, kurse Aldo Moro dhe Lamberto Dini - në italisht. Fidel Castro u shfaq në transmetimet në gjuhën spanjolle.
Në agimin e tranzicionit tonë demokratik, mysafirë të shpeshtë në emisionet e Radio Bullgarisë ishin edhe politikanët bullgarë që flisnin gjuhë të huaja, shkruan “Trud” në edicionin e 3 qershorit 1996. Politikanë të shquar bullgarë, si Georgi Pirinski, Filip Bokov, Rumen Geçev, Filip Dimitrov kanë folur në anglisht, Zhelju Zhelev - në frëngjisht, Stefan Savov dhe Simeon Sakskooburggotski - në spanjisht. Dhe Elena Poptodorova mori pjesë në transmetimet e Radio Bullgarisë në anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Realiteti sot është i ndryshëm, por Radio Bullgaria po vazhdon të krijojë një program në internet dhe përmbajtje të tjera digjitale në 10 gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, turqisht, greqisht, serbisht, shqip dhe rumanisht), si dhe në bullgarisht - për bullgarët në mbarë botën. Programi ynë në gjuhën turke dëgjohet edhe në eter, në zonat me popullsi të përzier të vendit, për njerëzit që kanë gjuhën amtare turke.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: predavatel.com
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Kur mbaron dashuria” nga Orlin Goranov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:39 - Lajme 11:37- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të fundit “Bukuria” nga grupi “Kanella”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme 15:12 - Kënga e ditës
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..
Gëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Sot, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë..