Grigor Dimitrov mposhti Ilya Ivashka në tre sete - 6:3, 6:4 dhe 6:4. Ai u kualifikua në raundin e tretë të turneut Grand Slam në Wimbledon - Londër. Bullgari e kapërceu lehtësisht rezistencën e rivalit të tij nga Bjellorusia. Tenisti më i mirë bullgar realizoi 11 ase dhe 31 goditje fituese në këtë ndeshje.
Në xhiron e tretë për një vend në tetë finale, Dimitrov do të përballet me amerikanin Frances Tiafoe, i cili është i dhjeti në skemën kryesore të turneut. Kjo do të jetë ndeshja e katërt mes të dyve. Deri më tani Grigori është në krye me fitore 2-1.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..