Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe pasi mposhti të dhjetin në botë amerikanin Francis Tiafoe me 6:2, 6:3, 6:2. Në fazën e 16-të Grigor do të luajë kundër danezit Holger Rune, i cili është i gjashti në renditjen e turneut. Kjo do të jetë ndeshja e parë mes 32-vjeçarit Grigor Dimitrov dhe 20-vjeçarit Holger Rune. “Përpiqem të shkoj përpara hap pas hapi. Ai është një tenist i ri dhe i talentuar, por unë jam i njëjti”, tha bullgari pas fitores së tretë në “Wimbledon”.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive..