Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë ka pasur ndikimin më të fortë në Bullgari nga vendet evropiane

Foto: AP/BTA

Për të arritur qëllimet e saj në vendet evropiane, Rusia po vazhdon të përdorë një gamë të gjerë mjetesh hibride. Ky është një nga konkluzionet kryesore në raportin vjetor për vitin 2022 të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Në të theksohet se lufta në Ukrainë ka prekur më shumë Bullgarinë.

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka krijuar sfida të reja serioze dhe ka vonuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia Covid-19”, shtohet në raport. Sipas Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës, rritja e mprehtë e çmimeve dhe rreziku i mungesës së burimeve të energjisë, lëndëve të para dhe produkteve ushqimore, si dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit, kanë shkaktuar një rritje të presioneve inflacioniste dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike në mbarë botën. Një sfidë tjetër për vendet evropiane ka qenë sigurimi i furnizimeve alternative me naftë dhe gaz natyror për Rusinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD
Presidenti Rumen Radev

Mediat publike botërore diskutojnë sfidat bashkëkohore në Sofje

Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..

botuar më 25-10-21 1.55.MD

BNR organizon takimin vjetor të mediave publike nga pesë kontinente

Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..

botuar më 25-10-21 11.23.PD