Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besimi në parlament është pak më shumë se 15%

Foto: arkiv

Pas tre muajsh punë, besimi në parlament është 15.3%, dhe mosbesimi është 77.1%.

Qeveria, pas një muaji punë, evidenton 16.6% besim dhe 69.7% mosbesim te bullgarët në moshë madhore.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së rregullt mujore të pavarur të “Gallup International Bolkan”, të realizuar përmes një interviste “ballë për ballë” me tableta në periudhën 29 qershor - 9 korrik me 809 bullgarë të rritur.

Sociologët theksojnë se ngurrimi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme ruan tolerancën për një qeveri që filloi punën pa kredinë e zakonshme të besimit. Nivelet e besimit në institucionet legjislative dhe ekzekutive mbeten tradicionalisht të ulëta edhe te figurat politike gjithashtu mbeten të pandryshuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD