30 vjet pas suksesit të albumit "Revolucioni", dy nga aktorët më muzikorë në vendin tonë - Stefan Vëlldobrev dhe Maja Bezhanska - bashkohen përsëri në këngën "Të gjitha frikët e mia". Kështu titullohet kënga e 29-të me radhë nga projekti “Artistët që këndojnë” të producentit Igor Markovski, të realizuar nga Maja Bezhanska. Kënga është dhuratë nga Stefan Vëlldobrev, i cili kompozoi muzikën dhe aranzhimin, dhe poeti Elin Rahnev - autor i vargjeve - për përvjetorin e aktores. Kitarat karakteristike janë vepër e Georgi Georgiev nga grupi Ostava.
"Muzika, teksti, performanca, skenari - gjithçka është pikërisht ashtu siç duhet për të tërhequr vëmendjen dhe të mbetet në kokën tuaj!" – thuhet në komentet për këngën dhe videon, dhe gjithashtu: "Kemi nevojë për më shumë muzikë si kjo - tingull modern, me një lirikë të bukur, nuk mund të ndalem së dëgjuari”. Dëgjoje edhe ti!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..