Do të përpiqemi të jemi kandidati bullgar për çmimin "Oskar", për një film në gjuhë të huaj, tha Stefan Komandarev, regjisori i filmit "Mësimet e Bllagës" i cili fitoi çmimin prestigjioz “Globi i Artë /"Golden Globe"/ në Karlovi Vari. "Kjo varet nga juria e Qendrës Kombëtare Bullgare e Filmit. Ne do të bëjmë çdo gjë për ta prezantuar filmin kudo që të jetë e mundur”, shpjegoi regjisori.
“Për të pasur shanse për fitimin e Oskarit duhet të kesh një film shumë të mirë, por edhe shumë para për fushatë. Duhet të ketë para për publicistët amerikanë dhe platformat e transmetimit. E di sepse kam qenë dy herë kandidat bullgar. Një shfaqje kushton 10 mijë dollarë”, theksoi regjisori për BGNES.
Filmi pëlqehet nga publiku sepse historitë e pensionistëve bullgarë janë plotësisht të kuptueshme kudo. Këto probleme nuk janë vetëm bullgare, ato ndodhin kudo, thotë Komandarev.
Filmi i regjisorit bullgar tregon historinë e një gruaje të moshuar, e cila bëhet viktimë e mashtruesve telefonikë. Eli Skorçeva, e cila luan rolin e saj fitoi në Karlovi Vari edhe çmimin për aktoren më të mirë.
Mund të lexoni gjithashtu:
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..