Protestuesit para Presidencës kërkuan shkarkimin e presidentit Rumen Radev me arsyetimin se po е përçan kombin. “Ka arsye të mjaftueshme për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Deklarata e tij e fundit është se Ukraina këmbëngul për të zhvilluar këtë luftë. Këto fjalë janë absolutisht kundër interesit evropian dhe kundër interesit bullgar”, komentoi një nga protestuesit për BNR.
Paralelisht me protestën ku kërkohet dorëheqja e presidentit, u mblodh edhe një numër më i vogël protestuesish për shkak të faktit se presidenti nuk ka thirrur referendumin e propozuar nga partia “Vëzrazhdane” për shtyrjen e futjes së euros në vend.

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..