Mbajtësit e një pasaporte bullgare mund të hyjnë në territorin e 176 destinacioneve, gjë që i vendos ata në vendin e 13-të në Indeksin Global të Pasaportave për Mobilitetin Henley & Partners. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, Bullgaria ndan pozicionin me Monakon dhe Rumaninë. Në vitin 2022, Bullgaria ishte në vendin e 17-të së bashku me Kroacinë.
Singapori renditet i pari me akses pa viza në 192 vende. Gjermania, Italia dhe Spanja zënë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të tyre kanë akses në 190 destinacione. SHBA-të renditen në vend të tetë, që është pozita e tyre më e ulët ndër 184 vendet në sondazh.
Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – IATA, që monitoron 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..