Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt minierash tungsteni revoltoi banorët e qytetit Velingrad

Foto: Bashkia e qytetit Velingrad

Komuna e qytetit Velingrad dhe organizatat joqeveritare në qytet u shpallën kundër një synimi të ri investimi për të nxjerrë tungsten nga depozitimi i Grënçarica pranë qytetit. Nëse procedura aktivizohet, në Velingrad do të organizohen protesta masive, njoftoi korrespondentja e BNR, Nevena Petrova. Pakënaqësia e banorëve të Velingradit u shkaktua nga fakti se zona e ujësjellësit të qytetit ndodhet në Grënçarica. Përveç kësaj, aktiviteti minerar do të ketë një ndikim negativ në shumë lloje të kafshëve të mbrojtura, dhe në këtë mënyrë do të rrezikojë edhe turizmin në qytet, i njohur për burimet e tij minerale.

Synimi i një kompanie në Plovdiv për të nxjerrë tungsten daton vite më parë, por për shkak të protestave, procedura u ndërpre. Çuditërisht, megjithatë, pak ditë më parë kompania rinovoi synimin e saj.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjedhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD

Votimi jashtë vendit përfundoi

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe..

botuar më 24-10-28 8.19.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2024

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, kryesisht në Bullgarinë Lindore, do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull, të cilët deri në mesditë do të zhduken. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 24-10-28 1.55.PD