Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Maria Magdalenës

Foto: arkiv

Më 22 korrik, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e lajmëtares së parë të Ngjalljes së Jezusit - Maria Magdalena, ose Shën Maria e Magdalës. Besohet se ajo ka qenë e para që ka thirrur "Krishti u ringjall”.

Në jetëshkrimin e Maria Magdalenës, thuhet se kur Jezu Krishti po bënte mrekulli në Galile, një grua me emrin Maria Magdalena (nga qyteti i Magdalës) iu afrua. Ajo i kërkoi ndihmë dhe Zoti i dëboi shtatë demonë nga trupi i saj, me të cilët e shëroi. Që nga ai moment, Maria e ndoqi Jezusin deri në vdekjen e tij dhe ishte e para që pa varrin e tij bosh dhe e para që dëgjoi fjalët e Krishtit të ringjallur.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..

botuar më 25-11-10 6.10.PD

Politikanë, diplomatë dhe ushtarakë – heronjtë e një muzeu të ri në Sofje

"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..

botuar më 25-11-02 8.00.PD

Para 840 vjetësh, mbretërit Petër dhe Asen rivendosën shtetin bullgar

Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..

botuar më 25-10-26 9.15.PD