Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e shkronjave dhe kulturës – 24 maji, është doktrinë kombëtare bullgare

Atanas Sllavov
Foto: BGNES

Debati se cila duhet të jetë festa jonë kombëtare ka kohë që po vazhdon. Për të gjithë, 24 maji është festa më bullgare. Fakti që vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi dhe nxënësit e tyre dhanë kontributin e tyre në historinë kulturore dhe shpirtërore evropiane është shumë i rëndësishëm në kohën në të cilën jetojmë, tha ministri i Drejtësisë Atanas Sllavov për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/. Pasi "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" kërkoi që 24 maji të futet në Kushtetutë si festë kombëtare, Sllavov komentoi se "ne po vendosim, si të thuash”, doktrinën kombëtare të vendit si pjesë e Kushtetutës. Ne njohim në nivel kushtetues diçka që të gjithë ne si bullgarë e kemi njohur që në vitet e para të shoqërizimit tonë. Është e rëndësishme që këto vlera të vendosen në nivelin kushtetues”, theksoi Sllavov.

Më shumë për festën e 24 majit mund të lexoni më poshtë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD

Zjarret në vend janë afro 200 në ditë

Që nga fillimi i muajit ka pasur afro 200 zjarre në ditë. Sipas kryekomisarit Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës”, trendi i rritjes së incidenteve vazhdon dhe faktori kryesor janë..

botuar më 24-06-25 5.04.MD