“Një fillim i rremë dhe shpifje e idesë së reformës kushtetuese”. Me këto fjalë kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, përcaktoi propozimin e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për ta bërë 24 majin - Ditën e arsimit, kulturës dhe alfabetit cirilik bullgar festën tonë kombëtare. Ajo shtoi se e majta ka marrë ftesë për bisedime nga PP-DB, por nuk do të marrë pjesë në to. Temat në të cilat politikanët duhet të fokusohen tani janë buxheti, fondet për komunat, Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, theksoi ajo.
Liderja e së majtës hodhi poshtë edhe propozimin që kryetarët e bashkive të kenë vetëm dy mandate, duke pyetur se pse kjo ide të mos prekë edhe deputetët.
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje -..
Në Ditën e Enjos , kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”. “Për herë..
Mëngjesin e sotëm në polici u dorëzua Evelin Banev-Brendo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ai u zhduk pasi mori një dënim efektiv me gjashtë vjet për pastrim parash. Në vitin 2018, Evelin Banev u..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të..
Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe..
Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje..