Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..