Deklarata e zëvendëskryetarit të Dumës Ruse Pjotr Tolstoj se Deti i Zi është rus dhe duhet të kontrollohet është "i paturpshëm, i papranueshëm dhe nuk korrespondon me të drejtën ndërkombëtare", tha zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Nova TV. Ai nuk e merr deklaratën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak. "Deklarata tregon mënyrën e të menduarit në rrethin e brendshëm të Putinit, se si këta njerëz e konsiderojnë lehtësisht instrumentin ushtarak si një mjet për ambiciet neo-perandorake dhe flasin lehtë për luftë kundër vendeve të NATO-s." Këto deklarata propagandistike synojnë të ngjallin frikë.
Për deklaratën e Tolstojit se bregdeti bullgar i Detit të Zi është plot me rusë të cilët do të aktivizohen nëse është e nevojshme, Zaprjanov tha se kushdo që respekton ligjin është i mirëpritur në Bullgari.Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..