Ministri i Financave Asen Vasilev, pas më shumë se 11 orësh të mbledhjes së komisionit për buxhet, tha se nuk e mbështet më buxhetin e vitit 2023. Arsyeja është rritja e madhe e shpenzimeve për paga dhe pagesa të tjera dhe shkurtimi drastik i masave për rritjen e të hyrave. Amendamentet e propozuara nga partitë janë pranuar në lexim të dytë dhe përfundimtar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa. A do të mbeten, varet nga parlamenti.
Kryetari i komisionit për buxhetin, Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), tha se nuk është optimist. Deputetët e të gjitha partive paraqitën 212 faqe me 84 ide për shtesa në projektbuxhetin, të cilat në total e rritën deficitin e parashikuar nga 3 në 30%. Propozimet për kthimin e TVSH-së në 20% për një sërë sektorësh u refuzuan me arsyetimin se tatimet nuk mund të rriteshin në mesin e vitit financiar.Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..