Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB kërkoi që ambasadorja ruse të thirret në Ministrinë e Jashtme

Eleonora Mitrofanova
Foto: Facebook / @Посольство России в Болгарии

Me një deklaratë parlamentare, koalicioni qeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka kërkuar që ambasadorja ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova të thirret në Ministrinë e Jashtme dhe të përgjigjet nëse Moska qëndron pas fjalëve të zëvendëskryetarit të Dumes ruse Pjotr Tolstoj.

PP-DB kërkon që shërbimet të përgjigjen në parlament "a ka arsye që diaspora ruse në bregun bullgar të Detit të Zi të konsiderohet si kërcënim për paqen civile në vend". Deputeti Ivajllo Mitkovski kujtoi se para Televizioni Shtetëror Rus Tolstoj shpalli publikisht bregun bullgar të Detit të Zi si territor rus dhe bashkatdhetarët e tij - një mundësi potenciale për organizimin e trazirave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD