Federata Ruse dërgoi të ashtuquajturin Njoftim Publik për vendosjen e zonës së përkohshme paralajmëruese në Detin e Zi për shkak të stërvitjeve ushtarake, njofton Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë. Zona përfshin pjesë të zonës ekskluzive ekonomike të vendit tonë, saktëson ministria në sfondin e njoftimit të djeshëm të NATO-së se dënon sjelljen e rrezikshme të Rusisë në Detin e Zi.
Në mesazh thuhet gjithashtu se stërvitja do të zhvillohet larg ujërave tona territoriale dhe nuk ka arsye për shqetësim.
“Bullgaria dhe aleatët vazhdojnë aktivitetet e rregullta të mbikëqyrjes së zgjeruar në zonën e përgjegjësisë së NATO-së në përputhje me vendimet në kuadër të Aleancës”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.
Përa gazetarëve zëvendës ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov tha se sipas ligjit ndërkombëtar detar, rusët mund të kryejnë lundrim të lirë në zonë. “Problemi është se duke kryer një stërvitje atje, ata nuk e kanë të drejtën e operacioneve të embargos dhe të pengojnë lundrimin”, shpjegoi ai.
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..