Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetare e Radio Bullgarisë – hero në një film për bullgarët në Shqipëri

6
Bojko Vasilev dhe Kostandina Bello në BNR
Foto: Krasimir Martinov

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë. 

Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 27 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Kulturë" mund  të dëgjoni më shumë për "Rigoletto" - premiera e parë e operës në vitin e përvjetorit të Operas së Stara Zagorës 2025. Në rubrikën..

botuar më 25-03-27 3.00.MD

Bullgaria sot – 26 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të re nga Kristian Kostov të titulluar “Unë jam ti“. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:43 - Lajme  •12:34 - Kënga e ditës

botuar më 25-03-26 3.00.MD

Bullgaria sot – 25 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Shoqëri" mund  të dëgjoni më shumë për qytetin e Taraklisë, Kryetari i bashkisë i së cilit, pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare. Në..

botuar më 25-03-25 3.00.MD