Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetare e Radio Bullgarisë – hero në një film për bullgarët në Shqipëri

6
Bojko Vasilev dhe Kostandina Bello në BNR
Foto: Krasimir Martinov

Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.

Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë. 

Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.

22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.

Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 31 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas do t’ju prezantojmë me projektin “Baba dhe bir” të fotografit Valerij Poshtarov. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përshëndetje” të Mary Boys Band. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-05-31 3.00.MD

Bullgaria sot – 30 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Ju njoftojmë gjithashtu se nga muaji qershor BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi. Në rubriken Kënga e ditës do të..

botuar më 24-05-30 3.00.MD

Bullgaria sot – 29 maj 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 29 maj 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju japim informacion për procedurat për marrjen e shtetësisë bullgare. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni..

botuar më 24-05-29 3.00.MD