Protesta me moton “Ndryshimet në ligj tani!” priti deputetët e komisionit ligjor, të cilët sot në një mbledhje të jashtëzakonshme duhet të pranojnë propozimet për ndryshime në Kodin Penal dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Përfshirja e partnerit intim në mesin e njerëzve që mund të marrin mbrojtje sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, më shumë qendra krizash, ratifikimi i Konventës së Stambollit - këto janë disa nga kërkesat e protestuesve.
Nadezhda Dermendxhieva nga Fondi Bullgar i Grave tha se në vendin tonë ka vetëm 13 qendra krize dhe 15 rajone nuk kanë asnjë. Sipas Kamelija Ceneva nga Mobilizimet Feministe, duhet të ketë afate kohore për ndryshimet e premtuara, sepse çdo vonesë mund të kushtojë shumë jetë njerëzore.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..