Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv Jazz Summer bashkon xhazin dhe folklorin

Foto: FB /Plovdiv Jazz Fest

Me koncertin e klarinetistit virtuoz bullgar Ivo Papazov-Ibrjama dhe orkestrës “Trakia” fillon në Plovdiv edicioni i dytë i festivalit  Plovdiv Jazz Summer. Organizatorët premtojnë një ndërthurje artistike të xhazit me motive popullore.  Dhe festivali i sivjetshëm do të zhvillohet në dy module - njëri në kinemanë verore “Orfeu” nga data 4 deri më 6 gusht dhe tjetri në fshatin Markovo më 25 dhe 26 gusht. Në mbrëmjen e dytë të festivalit në Plovdiv do të performojnë “Antoni Donçev Xhaz Kuartet” dhe “Eva Kuartet”. I ftuar do të jetë edhe trumbetari etno xhaz nga Greqia, Pantelis Stojkos. Më 6 gusht do të ngjitet në skenë projekti ndërkombëtar Destino Tango Trio, zëri i së cilës do të jetë Kristina Vilallonga nga grupi Gotan Project.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

“Ndoshta emri i asnjë kompozitori tjetër bullgar nuk lidhet aq ngushtë me një vepër të vetme sa ai i Marin Goleminovit” – kështu fillon artikulli i muzikologut tonë të shquar Venelin Krëstev nga përmbledhja e famshme “Profile: Studime-ese për..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD