Eksporti i mallrave bujqësore ukrainase u diskutua në një takim online nga ministri bullgar i bujqësisë Kirill Vëtev dhe kolegu i tij ukrainas Mikolla Sollski. “Ne po bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar Ukrainën. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur për tranzit falas dhe pa probleme përmes Bullgarisë të të gjitha mallrave ukrainase”, siguroi ministri bullgar. Dy ministrat bien dakord të vazhdojnë bisedimet për tema të rëndësishme për fermerët.
Sipas të dhënave të OKB-së, shtatë anije me mallra bujqësore nga Ukraina - pjesë e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi - mbërritën në vendin tonë. Vëllimi i përgjithshëm i prodhimit bujqësor arriti në 68 836 tonë metrikë.
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën si më parë, sepse ajo që kemi bërë bazohet në vendimet e Asamblesë Kombëtare..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..