Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në çerekfinale të turneut në korte të forta në Uashington të serisë ATP 500. Në raundin e tretë ai mundi finlandezin Emil Ruusuvori me 6:4, 6:3 për një orë e 47 minuta.
Rivali i radhës i bullgarit të renditur në numrin 5 do të jetë francezi Hugo Humber - i 36-ti në listën botërore. Në dy takimet mes tyre fitues doli Grigor Dimitrov.
Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..