Pas gati gjysmë shekulli pauze, gjatë këtij sezoni arkeologjik u rifilluan gërmimet arkeologjike të kështjellës romake Kastra Martis në qendër të qytetit kufitar veriperëndimor Kulla. Ky është lokaliteti i tretë arkeologjik romak më i madh dhe më i rëndësishëm në rajonin e qytetit Vidin, pas Raciaria dhe Bononija, pohon udhëheqësi i objektit Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave, cituar nga BTA.
Ekipi nisi punimet e kërkimit në murin lindor të kalasë. U bënë 4 shpime të thella dhe u zbuluan më shumë se 30 gjetje të vlefshme, të cilat tregojnë se muret e fortesës KastraMartis ishin ndërtuar mbi mbetjet e vendbanimeve të tjera antike - parahistorike dhe trake.
Gjatë gërmimeve arkeologjike u zbuluan shumë monedha të shekujve III - IV. Kjo është koha e perandorit Konstantin dhe pasardhësve të tij. Vërtetohet fakti se KastraMartis është një nga kështjellat e mëdha në të gjithë sistemin e forcimit të këtij rajoni të luginës së Danubit, përmblodhi Doc. Dimitrov.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..