Punonjësit e Bashkisë Kubrat shpëtuan një lejlek të vogël në gjendje të pafuqishme. Lejleku u ngatërrua në telat ngjitur me folenë me një copë sisal dhe varej në ajër. Me ndihmën e një makinë ngjitëse u lirua.Gjatë kontrollit fillestar u konstatua se zogu ka lëndime në krahë dhe thyerje të mundshme të njërës këmbë, prandaj me urgjencë u transportua në Inspektoratin Rajonal për Mjedis dhe Ujëra në qytetin Ruse. Aty lejleku u ushqye dhe u nda në një kafaz të posaçëm, pas së cilës vazhdoi udhëtimin për në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra në Stara Zagora, transmeton BTA.
Dhjetëra lejlekët mbërrijnë në komunën e Kubratit çdo pranverë nga vendet e ngrohta të jugut. Një nga fshatrat me më shumë fole lejlekësh - 24 gjithsej - është Bozhurovo.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..