Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023.
Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive muzikore dhe kulturore. Qëllimi është ruajtja dhe hapja e monumentit “Buzlluxha” si vend i artit, kulturës dhe historisë. Ai nuk është i lidhur politikisht dhe nuk synon restaurimin e plotë të monumentit, por konservimin dhe ripërdorimin për qëllime edukative dhe turistike.
Të tre skenat quhen Kryesore, Monumentale dhe Pyjore.
Skena Kryesore në lëndinën përballë vilës malore Buzlluxha do të ofrojë rok, hip-hop dhe RnB me shfaqje nga katër grupe çdo natë. Titullarët janë grupet “Ostava”, “Kerana dhe kozmonautët” dhe SO CALLED CREW.
Në Skenën Monumentale përballë monumentit emblematik të kohës socialiste, do të tingëllojë muzikë elektro, tekno dhe house. Këtë vit, Skena Monumentale po pasurohet dhe përveç DJ-ve vendas, të ftuar do të jenë edhe pesë artistë ndërkombëtarë.
Skena në Pyll hapet në orën 22:00 dhe do të argëtojë vizitorët deri në mëngjes.
Të tri netët monumenti do të ndriçohet nga video-mapping e parë 3D e Buzlluxhës.
Gjatë ditës do të ketë një program aktivitetesh shumëngjyrëshe për të kënaqur çdo interes: leksione, eksperienca, sporte, punëtori, ekspozita, kinema dhe një program për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotos: Buzludzha ProjectJu ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..