27 fotografi prej autori të nëntë të rinjve ukrainas u rregulluan në sallonin e vogël të artit të BNR-Varna. Ekspozita titullohet “Varna – E shoh bukurinë tënde” dhe hapet në prag të festës së qytetit, 15 gushtit. Ekspozita është pjesë e një projekti për të mbështetur refugjatët ukrainas, financuar nga UNICEF.
Që nga fillimi i vitit, në kryeqytetin tonë detar u krijua një klub për trajnimin e fotografëve amatorë, ideja e të cilit është të tërheqë më shumë të rinj dhe adoleshentë nga radhët e refugjatëve ukrainas dhe përmes aktivitetit të tyre të preferuar - fotografisë t’i ambientojë ata për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët tashmë jashtë vendit. Në këtë drejtim punon edhe Qendra e Mbështetjes së Refugjatëve “Pika Blu”, e ndihmuar nga vullnetarë të Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Të gjitha fotot në ekspozitë janë të peizazheve nga Varna dhe është interesante të shihet se si refugjatët e shohin qytetin e tyre pritës si shtëpinë e tyre të dytë. Nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë - Varna vërejnë se të gjithë në klub tani janë miq, siç ishte qëllimi fillestar. Ata gjithashtu nuk e fshehin shpresën e tyre për të tërhequr të rinjtë ukrainas si vullnetarë për kauza të tjera të përfshira në programin e Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..