Unë pres që të ketë një rotacion. Kalimi nga një kryeministër dhe nga një përbërje e kabinetit në një tjetër është i vështirë, por kjo ka ndodhur në Rumani, do të ndodhë edhe në vendin tonë, tha për televizionin “Bulgaria ON Air”, kryeministri akademik Nikollaj Denkov.
Nëpërmjet negociatave me "Lukoil" do të përcaktohet se si raportohen paratë në buxhetin bullgar. Duhet të kërkojmë fondet nga kompania, shtoi kryeministri. Për “Rosenec” – opsioni më i mirë është që porti të kthehet në kontrollin e shtetit, por rafineria në Burgas të funksionojë normalisht. Bisedimet kanë filluar me idenë se ato mund të përfundojnë me një marrëveshje të dobishme reciproke.
Kontrata me kompaninë turke të gazit "Botash" krijon shumë rreziqe për shtetin, dhe nuk merr parasysh mundësitë për zhvillimin e tregut të energjisë. Ne po bëjmë ç'është e mundur për të lidhur një aneks të kësaj kontrate, me të cilën rreziqet janë minimizuar, sqaroi kryeministri.Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..