Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i transportit dëshiron që trenat të lëvizin me 160 km. për një orë

Ministri Gvozdejkov
Foto: BGNES

Linja ajrore me kosto të ulët “Wizz Air” ka anuluar fluturimet drejt Bullgarisë, e jo drejt vendeve të tjera, sepse në vend ka mungesë kontrolli, tha për “Nova TV” ministri i transportit Georgi Gvozdejkov. Ai saktësoi se transportuesi në raste të tilla tashmë do të gjobitet dhe u bëri thirrje viktimave që të kërkojnë ndihmë direkte nga ministria.

Zhvillimi dhe reforma në "Hekurudhat Shtetërore Bullgare", është vonuar 70 vjet. Kjo që po ndodh është rezultat i plogështisë. E ndërrova menaxhimin e Hekurudhave Shtetërore për shkak të rezultateve, sqaroi ministri. Deri në fund të vitit 2026 duhet të përfundojnë të gjitha projektet e infrastrukturës në mënyrë që trenat të arrijnë shpejtësinë 160 km. për një orë. "Ne përdorim një burim serioz financiar të mjeteve të investimit dhe nuk mund të tregojmë rezultat", thotë Gvojzdejkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..

botuar më 25-10-22 7.35.MD
Valérie Hayer

“Rinovo Evropën” kërkon që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari

Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..

botuar më 25-10-22 6.48.MD
Kostadin Angellov

Mjekët e rinj do të marrin rritjen e dëshiruar të pagave të tyre

Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..

botuar më 25-10-22 5.11.MD