Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: Është e papranueshme që në vitin 2023 në Bullgari të ketë vrasje spektakolare

Kirill Petkov
Foto: Ani Petrova

“Është absolutisht e papranueshme që në vitin 2023 të ketë vrasje spektakolare në Bullgari. As nuk është e pranueshme që shërbimet e huaja të sigurimit të zbulojnë bullgarë - spiunë rusë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ne mësojmë edhe një herë nga media.” Kështu shkroi në profilin e tij në Facebook, bashkëkryetari i grupit parlamentar të PP-DB-së, Kirill Petkov, në lidhje me vrasjen e sotme të biznesmenit Aleksej Petrov. Sipas fjalëve të tij, ajo që po ndodh “flet për nevojën e një reforme urgjente në sektorin e sigurisë. Shërbimet duhet të fillojnë të punojnë me efektivitet.” Ai premtoi që deputetët e grupit të punojnë me qeverinë për “rezultate reale dhe të shpejta”. Në shtator, PP-DB do të paraqesë propozime “për të përmirësuar punën e shërbimeve bullgare të sigurisë dhe për t’i çliruar ato nga varësitë e huaja”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD