Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të akuzuarit për spiunazh në Britaninë e Madhe ishin gjithashtu kryetarë të seksioneve zgjedhore në Londër

Foto: BGNES

Dy nga tre shtetasit bullgarë të arrestuar në Britaninë e Madhe nën dyshimin për spiunazh për Rusinë ishin anëtarë të komisioneve zgjedhore seksionale, konfirmoi Ministria e Jashtme. Katrin Ivanova dhe Biser Xhambazov ishin kryetarë të komisioneve seksionale zgjedhore të votimit të fundit parlamentar në Londër.Ata kanë pasur edhe përvojë nga pjesëmarrjet e mëparshme në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2019.

Një bujtinë e lënë pas dore në Grejt Jarmut ishte selia detare e “Agjentit 007” rus, shkruan gazeta britanike “The Times” në lidhje me të arrestuarin Orlin Rusev, i konsideruar si udhëheqës i celulës së spiunazhit. Një nga emailit e tij personale ishte “007”. Në një dhomë të shtëpisë, e paraqitur edhe si Hotel “Heidi”  me tre yje, u zbulua një dhomë me pajisje për të bërë letërnjoftime false. Hoteli është në pronësi të 47-vjeçares Irina Përvanova, një biznesmene bullgare e cila e bleu atë për 220 000 paundë në shtator të vitit 2021.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Mesazhi Bullgar nga Basarabia" për Ditën e Bullgarëve të Basarabisë

Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..

botuar më 25-10-29 5.05.PD

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..

botuar më 25-10-28 7.35.MD

Projektbuxheti: Pagë minimale 605 euro dhe të ardhura sigurimi deri në 2352 euro

Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore, të cilin disponon BNR “Horizont”. Sipas informacioneve tona, paga minimale do të jetë 605 euro,..

botuar më 25-10-28 6.14.MD