Sipas planit REPowerEU të Komisionit Evropian për dekarbonizimin, Kompania Shtetërore “Bullgartransgaz” po fillon një studim tregu jodetyrues për të kërkuar kapacitetin e transferimit të hidrogjenit. Kompania informon të gjithë pjesëmarrësit aktualë dhe potencialë të tregut - prodhuesit, tregtarët dhe konsumatorët për mundësinë për të paraqitur parashikimet e tyre për kërkimin e kapacitetit të transferimit të hidrogjenit. Studimi do të lehtësojë planifikimin në kohë të infrastrukturës së nevojshme.
“Bullgartransgaz” planifikon të ndërtojë një infrastrukturë për transferimin e hidrogjenit të pastër dhe të përshtatë infrastrukturën ekzistuese të gazit për transferimin e përzierjeve të hidrogjen-gazit që përmbajnë deri në 10% hidrogjen.
Kompania është gjithashtu një pjesëmarrëse aktive në nismat “European Clean Hydrogen Alliance” dhe “European Hydrogen Backbone”.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..