Në muajin maj, Ministria e Turizmit parashikoi një sezon turistik veror rekord, por pritshmëritë deri më tani nuk janë realizuar. Ndonëse në muajin qershor, më shumë se gjysmë milioni turistë e kanë kaluar natën në Bullgari dhe janë realizuar të ardhura mbi 81 milionë euro, numri i të ftuarve të huaj nuk arriti nivelet e vitit para pandemisë 2019, kur ata ishin mbi 620 mijë - raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Arsyet janë moti më i freskët, afërsia e vendit tonë me luftën në Ukrainë dhe një rritje e çmimeve me rreth 30%.
Në mesin e qershorit, uebsajti i specializuar "Travel News" raportoi se resortet më të mëdha bregdetare bullgare ishin më të zbrazëta se zakonisht. Të dhënat tregojnë gjithashtu se mysafirët më të shumtë ishin nga Rumania, Turqia, Ukraina, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Serbia.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..