Ne nuk mund të përjashtojmë një përplasje midis NATO-s dhe Rusisë në Detin e Zi, por kërkojmë të shmangim përshkallëzimin. Kjo do të varet nga veprimet e Moskës. Rusia provokon vazhdimisht NATO-n, duke përfshirë edhe zgjerimin e zonës në të cilën ushtron kontrollin, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev për Nova TV.
Me rastin e të shtënave ruse dhe inspektimit të dhunshëm të një anijeje tregtare të disa ditëve më parë pranë zonës ekonomike bullgare në Detin e Zi, ministri komentoi se është ende më e sigurt të lundrosh nëpër ujërat e Bullgarisë dhe Rumanisë sesa përmes Turqisë.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..