Bullgaria shënon 146 vjetorin e Epopesë së Shipkës me iniciativa të ndryshme. Një nga betejat më heroike dhe vendimtare gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në vitet 1877-1878 ishte për Grykën e Shipkës. Betejat e zhvilluara në gusht të vitit 1877 midis mbrojtësve të grykës dhe ushtrisë turke hynë në historinë bullgare nën emrin e Epopesë së Shipkës.
Në orën 11:00 në majën Shipka, Presidenti dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, Rumen Radev, do të presë formacionin e kompanive përfaqësuese nga njësia e Gardës Kombëtare, do të vendosë kurorë me lule para Monumentit të Lirisë dhe do t’i bëjë homazhe kujtimit të të vdekurve për Çlirimin e Bullgarisë.
Nga ora 12 dhe nga ora 13:00 do të ketë rikrijime të Betejës për majën Orllovo Gnezdo (Fole e Shqiponjës). Për nder të përvjetorit janë të planifikuar gjithashtu një numër marshime turistike.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...