Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vendosi masa për të luftuar në mënyrë aktive krimin

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Në takimin e thirrur nga kryeministri Nikollaj Denkov me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë në lidhje me rritjen e numrit të krimeve të rënda në vend, u përcaktuan masat për luftimin e krimit. Denkov deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u konstatua një problem i brendshëm dhe në këtë drejtim kërkoi që të zëvendësohet kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Për momentin nuk është e konstatuar asnjë lidhje mes vrasjeve të ndryshme të komentuara në media, si ajo e Aleksej Petrov dhe Krasimir Kamenov – Këro në Republikën e Afrikës së Jugut. “Nuk mund të flasim për ringjalljen e kohës së vrasjeve spektakolare”, ka qenë kategorik ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov. Kryeministri vuri në pah masat kryesore parandaluese për të luftuar krimin. E para prej tyre është që institucionet të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mes tyre, veçanërisht për trafikun e drogës dhe migrantëve, krimet kundër personit dhe luftën kundër korrupsionit, për të punuar në mënyrë aktive për sinjalet për të ashtuquajturat “çadra”. Do të aktivizohet edhe puna e shërbimeve që lidhet me informacionin paraprak. Do të punojmë në mënyrë aktive me ata që ndikojnë në mjedisin e sigurisë për të bërë të qartë se çdo orvatje për të shkelur ligjin do të sanksionohet. Pyetjes së një gazetari në lidhje me informacionin e shpërndarë sot në media se ish-hetuesi Petjo Petrov (i njohur si Petjo Evroto), i cili kërkohej me urdhër arresti evropian për aferën “Tetë Xhuxhët”, vdiq papritur nga një atak në zemër në Dubai, ministri i brendshëm tha se ende nuk ka konfirmim të këtij informacioni, dhe se ajo po kontrollohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Andrej Jankullov

Asnjë vendim për 57 hetimet kyçe për korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit në 2018

2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të korrupsionit në sektorin publik, thuhet në një nga konkluzionet në..

botuar më 24-06-25 1.41.MD

Dita e dytë e konsultimeve me presidentin për formimin e qeverisë së re

Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se është e mundur të ketë një kabinet në kuadër të Kuvendit të ri Popullor. Ai e arsyetoi supozimin e tij..

rinovuar më 24-06-25 12.19.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

Ministri i mbrojtjes: Dezinformimi i Kremlinit është ndër mjetet kryesore për ndikim në proceset e brendshme politike në vendin tonë

Zgjedhjet e fundit u zhvilluan nën hijen e dezinformimit të Kremlinit, i cili është një nga mjetet kryesore për ndikim në proceset e brendshme politike në vendin tonë, deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në tryezën e..

botuar më 24-06-25 11.48.PD