Në afërsi të fshatrave Mlladinovo dhe Pëstrogor, në rajonin e qytetit Svilengrad, zjarri i madh po rritet dhe tashmë përfshiu 15 mijë dynym tokë, prej të cilave 7 mijë janë masiv pyjor, njoftoi korrespondentja jonë në Haskovo, Dora Atanasova. Mëngjesin e sotëm, guvernatorja e rajonit të qytetit Haskovo, Ginka Rajçeva, bëri të ditur se zjarri është nën kontroll, por me sipërfaqe të shtuar. Një pyll me pisha digjej mbrëmë në orën 23:00. Era ndryshoi drejtimin dhe disa herë zjarri u përhap në rrugë, por u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Për momentin, nuk është e nevojshme të përfshihen helikopterët në shuarje.
Prej ditës së djeshme është në fuqi ndalimi për pastrimin e kullotave.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e..