Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP kërkoi një dëgjim nga ministri i mbrojtjes për sigurinë kombëtare

Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Socialistët kërkuan që ministri i mbrojtjes Todor Tagarev të dëgjohet në një mbledhje të përbashkët nga komisionet parlamentare të mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ata duan që Tagarev të japë më shumë informacion mbi qëndrimet e Bullgarisë për planet e reja rajonale për mbrojtjen e territorit të NATO-s me forca të caktuara me shkallë të lartë gatishmërie, si dhe për sigurinë në rajonin e Detit të Zi.

BSP kërkon gjithashtu informacion në kontekstin e deklaratave të ministrit për rritjen e grupit luftarak të NATO-s në një brigadë me përfshirjen e formacioneve aleate, si dhe krijimin e një shtabi divizioni shumëkombësh në zonën e divizioneve ushtarake pranë Kabile dhe Bezmer.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

MPJ: Pesëmbëdhjetë bullgarë do të largohen sa më shpejt nga Siria

Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..

botuar më 24-12-09 11.01.PD
Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD

Festivali i Peshkut të Kripur në Sozopoll

Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të Krishtlindjeve në qytet. Pjesëmarrësit në konkursin për peshkun më të mirë të kripur do të..

botuar më 24-12-07 8.10.PD