Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zjarr në afërsi të Kazanllëkut ka mbërritur në magazinat e fabrikës së armëve

Foto: BGNES

Një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore midis Kazanllëkut dhe Mëglizh, raportoi BNR Stara Zagora. Zjarri është rritur në një front të madh dhe është afër depove të municioneve të fabrikës së armëve Arsenall. Në vendngjarje ndodhen 7 ekipe të zjarrfikësve. Në shuarje marrin pjesë edhe zyrtarë pyjorë dhe vullnetarë. Është përfshirë edhe teknika e Arsenalit. Një ekip i zjarrfikësve dhe një buldozer janë në shërbim pranë magazinës, qëllimi i të cilave është të parandalojnë zjarrin që të arrijë në magazinat me prodhim armësh. Njësia e zjarrfikësve në Stara Zagora sqaroi se për momentin nuk ka asnjë rrezik për popullatën.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..

botuar më 25-10-15 7.25.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 25-10-15 3.44.MD